Google ADS

Grafite me përmbajtje kundër rendit kushtetues shfaqen në Leposaviq, policia në hetim të rastit

10:11 | 7 Shtator 2023
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Leposaviq, kanë vërejtur disa grafite të shkruara nëpër muret e disa shtëpive e që të njëjtat kanë përmbajtje kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Në njoftim thuhet se rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse të hetuesisë.

Leposaviq 06.09.2023 – 00:40. Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë”, njofton Policia.

Policia këtë në raportin e saj e ka cilësuar si “sulm kundër rendit kushtetues./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme