Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, i cili ishte protagonist i përgjimeve të publikuara në media, ka folur në ‘Frontal’ pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto e ku shumica e zyrtarëve të përfshirë i përkasin Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ndjej për obligim që tu kërkoj falje disa njerëzve me theks të veçantë flora Brovinës dhe Jakup Krasniqi. Sinqerisht ju kërkoj falje”, tha Grabovci.
Flora Borvina dhe Jakup Krasniqi ishin ndër të përmendurit në incizimet e publikuara.
Grabovci thotë se është i gatshëm të jap llogari para organeve të drejtësisë.
Në rastin “Pronto” janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish-Sekretarë të përgjithshëm Ilhami Gashi dhe Xh.D., ish-zëvendësministri Fatmir Shurdha, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë I.N., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë R.A., ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu dhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë Arbenita Pajaziti.
Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK’së, lidhur me nenin 31 të KPRK’së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...