Google ADS

Grabovci tregon a do të kandidoj prapë për deputet të PDK-së

17:02 | 12 Maj 2017
M. A.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci është i vendosur për të qëndruar edhe në legjislaturën e radhës të Kuvendit.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka treguar nëse do të kandidoj në zgjedhjet e 11 qershorit, vendim të cilin dje e mori presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Po padyshim që prapë do të kandidoj për deputet”, ka thënë Grabovci.

Kujtojmë se të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Me 77 vota pro, 34 kundër dhe tri abstenime, Kuvendi votoi për rrëzimin e Qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme