Në takimin e sotëm në mes të kryeministrit dhe komisonerit për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulous, është diskutuar propozimi i Mustafës që Kosovës t’i heqen vizat pa e miratuar demarkacionin.
Komunikata e Qeverisë nuk tregon se propozimi i kryeministrit për BE’në për liberalizimin e vizave; pezullimi i ratifikimit të demarkacionit, nuk ka kaluar.
Sipas zëdhënëses së Komisionit Europian Tove Ernst, Avromoplos vlerëson përpjekjet e kryeministrit Mustafa për demarkacionin me Malin e Zi dhe por që ka kërkuar nga ky i fundit që demarkacionin ta dërgojë në Kuvend.
Si i tillë ky kusht i BE’së mbetet i pa ndryshueshëm, dhe i pa negociueshëm, raporton Tribuna Channel.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, e konsideron si dështim hapin e kryeministrit Mustafa për largimin e këtij kushti për liberalizim të vizave.
Madje Grabovci tha se nëse nuk kryhen çështjet madhore për të cilën kanë lidhë koalicion, atëherë duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve.
“Ky koalicion është kriju, është lidh për të marrë vendime të vështira, jo të lehta. Kemi qenë shumë të vetëdijshëm që kemi të përballemi me sfida dhe ka qenë e domosdoshme që të kemi një koalicion të madh për të marrë këto vendime. Përderisa këto vendime nuk jemi në gjendje që t’i marrim atëher normalisht se nuk guxojmë të përjashtojmë edhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje”, tha Grabovci.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës