Avokati Skender Musa, është i bindur se krimi në Kosovë, kohën e fundit, është specializuar dukshëm.
Ai ka thënë se grabitjet e fundit kanë qenë më profesionale se ato që kanë ndodhur në vitet e shkuara.
“Më tepër i ngjajnë grabitjeve të vendeve të perëndimit, si Spanja, ku krimi është më i profilizuar. Tri grabitjet e fundit ishin të tipit spanjoll”, ka thënë Musa në Puls të KTV’së.
Ai ka thënë se dallimi te vjedhjet dhe te grabitjet është që në grabitje përdoren edhe armët.
“Janë vjedhje që drejtohen edhe kundër jetës së qytetarëve, jo vetëm kundër pasurisë. Këto janë forma të reja të krimit, për të cilat duhet të jepet një përgjigje. Mendoj se kjo është një sfidë për Policinë e Kosovës, megjithëse nuk dyshoj në profesionalizmin e këtij institucioni”, ka thënë Musa.
Imer Beka, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka treguar se deri tani, kanë ndodhur 51 grabitje apo vjedhje grabitqare. Vitin e kaluar, kanë qenë 55 vepra të tilla penale ndërsa në vitin 2016, 49 raste të tjera.
“Grabitja dhe vjedhja grabitqare janë raste të rënda dhe nuk mundet që këta kryes të veprave të lirohen në procedurë të rregullt. Ka raste të rralla kur ne nuk kemi mundur të ofrojmë mjaftueshëm prova para Gjykatësit”, ka thënë Beka.
Informatën e Bekës e ka plotësuar me një kategori tjetër të veprave penale, atë të vjedhjeve të rënda, Rexhep Sijarina, drejtor i Policisë në Regjionin e Prishtinës. Ai ka thënë se këtë vit ka pasur 2161 vjedhje të rënda, ndërsa vitin e kaluar 2212 vjedhje të rënda.
“Sa i përket grabitjeve të fundit, ne kemi parë në portale pamje të grabitjeve, por asnjëri nuk ka marrë mundin që të thirr në 192, ose që t’i vihet nga pas veturës”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se mungesa e kamerave të sigurisë në kryeqytet e vështirëson dukshëm punën e policisë në gjetjen e kryerësve të veprave.
“Inkurajoj Komunën e Prishtinës që një projekt të tillë ta iniciojë edhe në Komunë. Te Policia dhe Komuna nuk ka problem, por doli një problem me privatësinë”, ka thënë ai.
“Çështja e lëvizjes pa targa të automjeteve është një dukuri që na ka përcjell gjatë tërë këtyre viteve. Sa herë që Policia i takon ata i largon nga komunikacioni. Por ata po shfrytëzojnë rrugë alternative për të përgatitur grabitjen”, ka thënë ai.
Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë “nëse Policia e Kosovës nuk i ndalon këto grupe kriminale, ata rriten”.
“Ata bëjnë kerre te shpejta, bëjnë armë të mira, perfeksionoiojnë metodat dhe më del prej kontrollit”, ka thënë ai, përcjell Koha.net. “Policia duhet të refermohet, të jetë më shumë prezente në mes të qytetarëve”, ka thënë më tej Ibishi.
Sijarina po ashtu ka njoftuar se nesër policia do të dalë me komunikatë se do të ofrojnë shpërblim për ata që ofrojnë informata për grupet që janë në arrati. Kjo pas kritikave të Nuredin Ibishit që tha se mungon komunikimi i policisë me qytetarët.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku