Grabitje në Prishtinë, Policia e Kosovës në aksion

23:12 | 3 Mars 2021
Arditë Shkodra

Forca të shumta të Policisë së Kosovës, janë parë në mbrëmjen e sotme në disa lagje të Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një grabitje.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania.

“Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”,  ka thënë Krasniqi./arbresh.info/

Të ngjashme