Grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë

10:21 | 9 Shtator 2023
E.K

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë, në një pompë derivatesh.

Policia njofton se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur 770 euro, përcjell Arbresh.info.

Të dyshuarit, pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 08.09.2023 – 02:30. Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme