Një pompë derivatesh në komunën e Prishtinës sonte ka qenë sonte cak i grabitësve.
Ende nuk dihet shuma e grabitur, mirëpo sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se grabitja është bërë nga dy persona.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë arbresh.info se grabitja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 19:40 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar”, tha Ahmeti.
Sipas saj, policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...