Google ADS

Grabitje në një filial pagesash, lëndohet punëtorja

14:49 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton”, në kryeqytet ka ndodhur një grabitje në një filiale të pagesave, shkruan arbresh.info.

Si pasojë e kësaj grabitjeje viktima e rastit ka marrë lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Policia njofton se vlera e parave të grabitura nuk është konfirmuar ende.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësiti policor duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke nisur edhe një hetim lidhur me rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme