Grabitje në Ferizaj, i merr para duke e kërcënuar me thikë

09:05 | 16 Janar 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një grabitje në Ferizaj rreth mbrëmjes së djeshme.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një femër derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës i ka grabitur një shumë të hollash.

Personi i panjohur është larguar dhe rasti është në procedurë hetimore.

“Ferizaj / 15.01.2024 – 19:17. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur nje shume te hollash dhe është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme