Google ADS

Grabitje me armë në një pompë të derivateve në Shtime

12:14 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Dy punëtorë në një pompë të derivateve në Shtime, kanë raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 700 euro para.

Të dyshuarit gjatë grabitjes kishin rrahur njërin nga viktimat dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër, shkruan Arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme