Google ADS

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve Klinë

08:52 | 18 Shtator 2024
R J

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro në një pompë të derivateve në këtë fshat dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në fshatin Voljak të Klinës.

“Fsh.Voljak, Klinë 17.09.2024-02:45. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar, nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme