Dy persona të panjohur gjatë grabitjes në një market në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, kanë plagosur pronarin e lokalit.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Sonte rreth orës 22:24, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se i plagosur nga arma e zjarrit kishte mbetur viktima/mashkull kosovar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tije, si pasoj e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimës, viktima ka mbetur i plagosur”, tha Zahiti.
Tutje tregoi se janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe është sekuestruar një armë./Telegrafi/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...