Në orën 14:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucionin mikrofinanciar që gjendet në rrugën “Hasan Prishtina ” në Obiliq. Hajnat kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave dhe kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.
Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve.
Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre”, ka njoftuar policia.
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media