Raportohet se tre të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari me ç ‘rast të njëjtit kanë grabitur një sasi të arit dhe gjatë konfrontimit, të njëjtit kanë plagosur më armë viktimën mashkull dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, shkruan arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse policore.
Rasti po hetohet nga njesitet policore./arbresh.info/