Grabitje e armatosur në Ferizaj, dyshohet se janë vjedhur rreth 30 mijë euro në një këmbimore

15:17 | 27 Mars 2024
E.K

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj rreth orës 12:20.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në një këmbimore në këtë rrugë u grabit nga një i dyshuar i maskuar me pistoletë.

Sipas Veselit dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro.

Veseli tha se në momentin e grabitjes në këmbimore ka qenë një punëtor i moshës 30 vjecar dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistolet) arrinë të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur. Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme