Grabitja në Suharekë, policia jep detaje dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve

21:25 | 22 Nëntor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e një argjendarie që ka ndodhur ditën e sotme në Suharekë.

Sipas njoftimit, rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishtë në zhvillim e sipër në një argjentari , në rrugën Brigada 123, në Suharekë, shkruan Arbresh.info.

“Policia me të marr informatën, konkretishtë patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes’, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, të dyhsuarit ishin të maskuar dhe të armatosur dhe me të arritur policia në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë në drejtim të policisë, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor është,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit.

“Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforicime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar. Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën.”, njofton policia.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.”, thuhet tutje.

Ndër të tjera, policia ka ftuar qytetarët që të lajmërojnë policinë për çfarëdo informacioni lidhur me rastin.

“Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë. Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veqanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme