Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutave në afërsi të Liqenit të Badovcit, në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Dyshohet se nga të shtënat janë plagosur dy persona, të cilët ishin në automjetin e kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, shkruan portali arbresh.info
E pas lajmit, menjëherë ka reaguar kompania “Besa Security”, ku ka shpejguar gjithë ngjarjen.
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër Badovcit, disa plaçkitës kanë sulmuar kombin e Transportit të Parave të Gatshme me armë të kalibrit të rëndë dhe me kallashnikov. Dy punonjës të TPG-së, janë të plagosur. Të njëjtit, falë veturës të armatosur kundër kallashnikov, jelekëve antiplumb të veshur nga punonjësit tonë dhe më pas falë një veture të FSK-së që ka kaluar pas pak minutash dhe të cilët ia kanë dhënë ndihmën e parë të dy punonjësve, sipas informatave janë jashtë rrezikut për jetë. Gjithashtu, dy pjesëtarët e tjerë të ekipës janë shëndosh e mirë. Ndërsa, plaçkitësit nuk kanë arritur t’i marrin paratë. Me respekt, Zyra për Komunikim me Media Besa Security, Kosovë.
Ndryshe, policia është në ndjekje të të dyshuarve teksa rruga Prishtinë-Gjilan është mbyllur për momentin. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Grabitje e armatosur te Liqeni i Badovcit, dyshohet për dy të plagosur – Arbresh.info
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...