Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e grabitjes në Ferizaj.
Siç bëhet e ditur në njoftim, persona të pa njohur me lëndë plasëse është shpërthyer bankomati i një banke private, si dhe janë dëmtuar edhe dy bankomatë tjerë.
Tutje, mësohet se të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku vetura zyrtare është qëlluar disa herë.
“Ferizaj 03.11.2023 – 04:44. Raportohet se nga persona të dyshuar të pa njohur me lëndë plasëse është shpërthyer bankomati i një banke private, si dhe janë dëmtuar edhe dy bankomatë tjerë, ku të dyshuarit kanë tentuar të grabisin para. Pas intervenimit të njësive policore të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku vetura zyrtare është qëlluar disa herë dyshohet nga arma AK 47. Gjatë intervenimit edhe zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zyrtare në drejtim të dyshuarve”, bën të ditur njoftimi.
Ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Rasti në hetime./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Grabitja në Ferizaj/ Grabitësit shpërthyen një bankomat dhe dëmtuan dy të tjerë
Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e Turqisë në Kosovë...
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...