Google ADS

Grabitja në bankë, Policia: I dyshuari kishte marrë rreth 6 mijë euro

08:49 | 2 Shtator 2023
K.B

Është arrestuar dje një person në Prishtinë, pasi që dyshohet që është përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodh sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshuarit i janë gjetur afro 6 mijë euro.

‘Është raportuar për një grabitje në një bankë, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Pas një pune operative është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar pesë mijë e tetëqind e dhjetë (5,810) € të cilat dyshohet se janë grabitur në bankë dhe të njëjtat mjete janë kthyer tek zyrtarët e bankës”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Si iu grabitën paratë një gruaje në qendër të Prishtinës dhe në pikë të ditës?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme