Grabitja e armatosur në Suharekë, Sindikata lavdëron Policinë

15:39 | 23 Nëntor 2023
K.B

Sindikata e Policisë së Kosovës ka lavdëruar policët për punën dhe sakrificën, duke përmendur grabitjen e armatosur në qytetin e Suharekës.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet”, thuhet në njoftimin për media nga Sindikata.

Nga grabitja e armatosur pasditën e së mërkurës në një argjendari në Suharekë, janë plagosur dy policë, ndërsa shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro.

Katër persona të armatosur dyshohen se kryen grabitje, teksa nga të shtënat me armë zjarri plagë mori një polic, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Grabitja e armatosur në Suharekë, Policia jep detaje

Të ngjashme