Google ADS

Grabitja e armatosur në Prishtinë, u vodhen 1 mijë euro

10:02 | 5 Maj 2023
A. B.

Një person nën kërcënimin e armës dje ka grabitur 1 mijë euro në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në kryeqytet.

Shuma e grabitur rreth 1000 euro para të gatshme është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Prishtinë 04.05.2023 – 13:36. Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se një person i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte marrë rreth 1000 euro para të gatshme. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info/

lexo edhe:

Grabitje e armatosur në Prishtinë, deklarohen nga Policia e Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme