Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një postier, të cilit ia kanë marrë çantën, ku pos letrave postare kishte edhe dokumente dhe rreth 500 mijë dinarë të Serbisë. Grabitja e armatosur ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës.
Zëdhënës të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, kanë konfirmuar për Gazetën Express se sot rreth orës 10:30 ka ndodhur një grabitje në armatosur nga tre persona në një fshat ndaj një postierit, meqë rast iu është marrë çanta që e posedonte.
“Sot kemi marrë informatë se në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës ka ndodhur një grabitje e armatosur ndaj një personi (postieri), nga i cili është marrë çanta”, thanë nga zyra e informimit e PK’së në rajonin e Prishtinës për Express.
Policia konfirmoi se në këtë grabitje kanë qenë të përfshirë tre persona dhe të njëjtit janë larguar nga vendi ngjarjes, pas grabitjes, me veturë të tipit Golf që ishte me ngjyrë hiri.
Policia gjithashtu tregoi se grabitja ka ndodhur ndaj personit me inicialet D.M, duke mos dhënë detaje të tjera.
Por, Gazeta Express nga burimet e saj ka kuptuar se D.M në çantën e cila iu mor, pos letrave postare, posedonte edhe dokumente dhe para rreth 500 mijë dinar të Serbisë, e që i bie 4 mijë euro.
Policia tha për Express se personat e dyshuar ende nuk janë kapur dhe se po merren me rastin, të cilin po e cilësojnë si grabitje e armatosur.
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...
Pse ju dhemb gjuri dhe kyçet në këtë periudhë, a ndikon vërt...