Një shumë parash dyshohet të jetë grabitur në një postë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se policia është duke hetuar rastin me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit.
“Sot rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një postë në rrugën “Enver Maloku “në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.”, konfirmoi ajo./Arbresh.info/
Ia ka vu qëllimin vetes, Burim ‘sulltani’ do dasmë brenda Bi...
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Rasti “AlbkingsR...
E njohin si Lela, por ja si është emri i vërtetë i saj!
Sulmi në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë
Shtetet tjera solidarizohen me Turqinë, shprehin ngushëllime...
Konjufca takon përfaqësuesit e Eurochambers, flasin për mëny...