Google ADS

Grabitet një pompë e derivateve në Dragash

09:45 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në një pompë të derivateve nga i dyshuari i maskuar është kryer grabitje e parave të gatshme në vlerë prej 150 eurove.

“ Viktima punëtor i një pompe të derivateve, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuar i pa njohur dhe i maskuar ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur”.

“Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, gjendja e tije shëndetësore sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën”,shkruhet në raportin e Policisë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme