Google ADS

Grabitet një person në Fushë Kosovë, e fusin me forcë në veturë dhe ia marrin paratë

09:26 | 30 Janar 2024
E.H

Një person ka raportuar në polici se është futur me forcë ne një veturë nga disa persona në Fushë Kosovë dhe i kanë marrë para dhe disa gjëra personale.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, kurse lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull kosovar.

Fushë Kosovë 29.01.2024 – 22:00. Është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është futur me forcë në një veturë nga disa persona të dyshuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjate patrollimit nga njësitet policore është hasur në rrugë viktima mashkull kosovar. Dyshohet se të përfshirë kane qenë disa të dyshuar kosovarë, te cilët viktimës i kanë marrë edhe disa gjësende personale dhe disa para”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme