Google ADS

Grabitet filiali i korporatës ‘Buçaj’ në dalje të Prishtinës

08:35 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

 

 Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë natës, në dalje të Prishtinës.

Siç mëson Indeksonline grabitja ka ndodhur pikërisht në territorin e Graçanicës, në njërën prej filialeve të korporatës ‘Buçaj’, e cila merret me shitjen e mallrave ushqimore, sanitare, pijeve dhe duhanit .

Sipas po të njëjtave burime të Indeksonline, grabitja është bërë nga disa persona të cilët kanë lidhur rojet që po siguronin objektin në fjalë duke arritur kështu të realizonin grabitjen.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë hapur veturat e llojit ‘Pikap’ ku në to gjendeshin cigare të shumta të llojit ‘Marlboro’, të cilat edhe janë grabitur.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e emergjencës, për t’i ofruar ndihmën e nevojshme rojeve që po siguronin objektin. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme