Grabitet banka në këtë qytet të Kosovës

21:16 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

olicia e Kosovës në Kamenicë sot rreth orës 15:10 , ka pranuar një informatë nga punëtori i Filiales se bankës “FINCA” në Kamenicë se një person nën kanosje të armës ka grabitur banken e tyre.

Zyrtarët policor nga njesiti i hetimeve në Kamenicë i janē pergjigj rastit duke reaguar me urgjencë, kane vrapuar pas te dyshuarit .

Pasi qe i njëjti ka ikur këmbë ne drejtim të një mali pran qytetit Kamenicë, në momentin kur është takuar i dyshimti êshtë thirrë të ndalet ai është kthyer me arme te drejtuar ne drejtim te zyrtareve policor, zyrtaret kane arritur qe ta venë nên kontrollë dhe ta arrestojnë edhe për kunder rezistencës nga ana e të dyshimtit.

Sipas PK-së, pas hetimeve të para është mësuar se në rastin e grabitjes ka qen edhe një tjeter I dyshuari A.L. (1988)i cili po ashtu është arrestuar nga zyrtaret Policor te Kamenicës ne fshatin Petroc.

Nga personi i dyshuar B. A. (1994)është konfiskuar nje arme Revole ngjyre e zeze– ZORAKI M 906 –B, një karikator , me (7 ) shtat copë fishekë te cal. 7,65 , nje kapelë e zezë formë maske me dy vrima, një telefon Samsung si dhe te holla 670 Euro ( Baknota) që besohet tê jen grabitur sot në bankën “Finca” ,filiala ne Kamenicë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të dyshuarit te dërgohen ne mbajtje për 48 ore kurse me rasti i cilsuar “Grabitje”vazhdonë të hetohet nga hetues rajonale të Gjilanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme