Google ADS

Grabitësi kapet në flagrancë, plagos pronarin e shtëpisë

12:35 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Një person i armatosur ka hyrë në shtëpinë e një personi tjetër në Ferizaj me qëllim grabitje.

Në momentin kur i dyshuari është vërejtur nga viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e plagosur atë me ç’ rast dy familjar të viktimës janë përleshur fizikisht me të dyshuarin dhe kanë pësuar lëndime ata dhe i dyshuari, shkruan arbresh.info.

Njësitet policore kane intervenuar menjëherë duke arrestuar te dyshuarin, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar : Një revole CZ,2 gëzhoja ,2 predha ,një maskë dhe një palë dorëza. Të lënduarit si dhe i plagosuri janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme