Google ADS

Grabitën një prizrenas, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë

10:56 | 12 Shkurt 2018
L G

Tre persona, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kanë grabitur një person në shpinë e tij në një fshat në Prizren, raporton “Arbresh.info”.

“Në fshati Malësi e Re të komunës së Prizrenit të shtunën rreth orës 23:00 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar, e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë grabitur portofolin në të cilin kishte 120€ para dhe dokumentet personale”, bën të ditur policia.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Nga të dyshuarit po ashtu është konfiskuar një veturë e cila është përdoruar rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./ Arbrersh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme