Rreth 1 mijë euro dhe dokumente zyrtare janë vjedhur të dielën në kompaninë publike regjionale “Pastrimi” në kryeqytet.
Sipas, Feim Salihut, kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike, hajnat kanë thyer dritaret e banjove për të hyrë brenda kompanisë nga pjesa e prapme e ndërtesës dhe pas kësaj kanë dëmtuar dyer të kësaj ndërtese dhe kanë vjedhë dy arka, njëra me rreth 1 mijë euro në të,kurse në tjetrën ka pasur dokumente të kompanisë.
Policia sipas Salihut ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizat e nevojshme për të vazhduar me hetimet e më tutjeshme.
Siç merr vesh Klan Kosova, dyshohet të jenë 4 persona që kanë kryer vjedhjen.
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...