Panari “Gratë në Biznes” është një panair që zhvillohet për çdo vit në ndihmë të grave të cilat ia dalin të mbajnë familjet e tyre dhe të krijojnë biznese nga diçka shumë e vogël në diçka shumë të madhe, shkruan arbresh.info.
Edhe këtë vit, bizneset e grave mbushen sheshin e Prishtinës me punimet e tyre, qofshin ato ushqimore, veshje, punime dore etj.
E disa nga këto gra për arbesh.info ndan përvojat dhe punën e tyre.
Njëra nga to është edhe Nadie Ibrahimi nga Gjilani e cila vije për çdo vit të marr pjesë në këtë panair, ajo ushqimet tradicionale shqiptare i ka kthyer në një biznes fitim prurës për të.
Ata Zatriqi nga Mitrovica Veriore për shumë vite bënë punë dore e ku kështu ajo këtë punë e bënë më shumë dashuri madje inkurajojnë të gjitha grat që mos të hezitojnë dhe ti bashkohen botës së biznesit.
Në këtë panair nuk kanë se si të mungojnë edhe produktet bio të cilat bëhen nga bimët të cilat gjendën në tokën e Kosovës.
Për arbresh.info, Hatixhe Dauti na tregon disa çaja bimorë të cilët janë edhe shërues e madje ky produkt ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë.
Për ti përkrahur këto gra në biznes e pranishme ishte edhe Ministrja e Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila u premtoi atyre përkrahje të pakusht dhe fuqizim në botën e biznesit.
Kujtojmë, se Gratë një Biznes tash e sa vite punojnë në fusha të ndryshme duke kontribuar në ekonominë brenda vendit dhe në zhvillimin e produkteve vendore./S.D/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?