GP i VV-së do të dorëzojë komentet në ZRrE për tarifat e energjisë

14:48 | 26 Janar 2022
Përparim Bublaku

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do të dorëzojë komentet e tyre në ZRrE lidhur me propozimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Këtë e ka bërë ti ditur shefja e këtij grupi Mimizoa Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës.

Ajo duke reaguar ndaj akuzave të PDK-së për mosvotim të draft rezolutës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka thënë se komentet e tyre do të jenë në dobi të përbaltjes së krizës me energjinë elektrike si dhe mos dëmtim të qytetarëve.

“Një rezolutë e tillë nuk i është shpërndare deputetëve të Kuvendit. VV nuk ka marrë pjesë në votim derisa procesi është në diskutim nga ZRrE. Shtrenjtimi i rrymës nuk është se i përjashton komunat e veriut, ato janë jashtë sistemit rregullues aktual të Kosovës, si rrjedhojë e periudhës 20 vjeçare. Prandaj ne si grup parlamentarë jemi të angazhuar të dërgojmë komentet tona sa më të përshtatshme që të përballemi me krizën energjetike dhe mos të dëmtohen qytetarët”, tha Kusari-Lila./arbresh.infot/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme