Temperaturat e larta po mbizotërojnë në vendin tonë.
E këto temperatura duket se do të zgjasin edhe në ditët në vazhdim.
Menaxheri i Departamentit Meteorologjik në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sherif Gosalci për Arbresh.info ka thënë se viti 2024 do të jetë viti më i ngrohtë ndonjëherë i matur në trojet tona.
Ndërkaq, për sot, ai tha se pritet të jetë ndoshta pika më e lartë e kësaj vale të nxehtësisë, dmth nuk përjashtohet deri në 39 gradë celcius të shkojë temperatura.
Ditëve në vazhdim, do të thotë deri në ditën e diel, temperaturat do të qëndrojnë lartë.
Ai tha se mund të ketë reshje shiu nesër mbrëma në disa vende.
Po ashtu, rënie të temperaturave tha se mund të ketë edhe javën e ardhshme dhe rrebeshe shiu./Arbresh.info/
Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar sërish kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 14 deri më 17 gusht.
Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të kufizohet orari i punës nga data 14.08.2024 deri më 17.08.2024.
Sipas ministrisë, masat që do të aplikohen janë:
Nga data 14.08.2024, deri më 17.08.2024 kufizohet orari i punës/Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...