Google ADS

Gosalci: Sot pasdite në disa rajone të Kosovës do ketë reshje të shiut dhe stuhi

16:05 | 2 Korrik 2024
E.K

Gjatë ditës së sotme disa rajone të Kosovës mund të përfshihen nga të reshurat e shumta të shiut dhe stuhisë.

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, Sherif Gosalci nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Sipas tij, në orët e sotme të pasdites do të ketë reshje shiu dhe stuhi.

Gosalci thotë se e marta do të jetë ndër ditët më të paqëndrueshme sa i përket motit.

“Sot vendi ynë dhe regjioni janë atakuar nga masa jostabile ajrore që prejardhjen e kanë kryesisht nga zonat mesdhetare gjegjësisht nga bregdeti Adriatik të cilat janë të furnizuara me një lagështi të theksuar dhe vendet e tjera të rajonit që nga mëngjesi janë të atakuara nga stuhi të fuqishme të shoqëruara nga bubullima, vetëtima, rrebeshe shiu si dhe breshër gjithashtu. Po ashtu në orët e pasdites diku rreth “orës 16:00 e tutje pritet edhe zona e Prishtinës të atakohet nga zhvillime jostabile të motit”, shprehet ai.

Temperaturat minimale, sipas Gosalcit, pas kësaj stuhie do të jenë nga 26 deri 27 gradë, ndërsa temperaturat maksimale pritet të fillojnë që nga dita e shtunë.

“Kemi pasur një mot kryesisht të ngrohët, temperaturat sot janë 26 deri 27 grand ndërsa pas kësaj stuhie temperaturat priten të sillen 21 deri në 24 gradë celsius. Një relaksim i motit i mirëpritur nga qytetarët, ndërsa një kthim i temperaturave të larta pritet të jenë nga dita e shtunë. Ky vit pritet të jetë viti më i ngrohtë. mirëpo këto ndryshime pos sjellin ndryshime meteorologjike me reshje të pandërprera që po shkaktojnë edhe vdekje njerëzish. muajt më të atakuar nga nxehtësia pritet të jenë gjatë muajve korrik dhe gusht”, pohon Gosalci

Po ashtu, Gosalci bën të ditur se pluhuri Saharian nuk do ta atakojë Kosovën gjatë këtyre muajve të verës.

“Në këtë vit është një anomali e jashtëzakonshme, ka ndodhur viteve të kaluara në dy herë të kemi prezencë të pluhurit Saharian, në këtë vit kemi pasur edhe lëvizje të masave ajrore afrikane që është atakuar vendi ynë diku rreth 6 herë, kryesisht kjo nuk ndodh gjatë muajve të verës mirëpo gjatë muajve të pranverës gjë e cila edhe ka ndodhur”, tregon Gosalci.

Ky pluhur nuk është i dëmshëm për shëndetin dhe nuk ka pasoja serioze. Por nëse bie shi, siç edhe paralajmërohet do të keni probleme me ndotjen e veturave dhe rrobave që nxirren për t’u tharë jashtë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

Të ngjashme