Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në maj shteti i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Minitrja e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, në konferencën për media të mbajtur bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar votën e Malit të Zi kundër Kosovës në Komitetin për politikë dhe diplomaci të Këshillit të Evropës.
“Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërisë qëndrimin e qeverisë …Mali i Zi në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar ajo.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës por një deputete që përfaqëson një subjekt politik.
“Është me rëndësi është që vota e deputetes nuk përfaqëson qëndrimin e Malit të Zi por tregon se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi”, ka theksuar Bislimi.
Bisilmi ka thënë se votimi kundër i Serbisë nuk ka qenë risi.
“Pa qëllim ata i kanë bërë nder Kosovës duke qëndruar në mbledhje e bërë kuorumin”, ka deklaruar Bislimi./rtk
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Vesa Luma: Fo...
FSK merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Kai Havertz ka ‘rilindur’ tek Arsenali
Bislimi: Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kok...
Haradinaj: Me qasjen vet-izoluese të Qeverisë, Kosova është ...
Maqedonci: Lidhja e Serbisë me agresorin rus, rrezik i përhe...