Google ADS

Gorani: Sot fryma e opozitarizmit vjen pothuajse nga Lëvizja Vetëvendosje

22:59 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Dukagjin Gorani nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur subjekti që ai përfaqëson po shkon i vetëm në zgjedhje e jo i vetmuar. Sipas tij ndryshimi nuk vjen në Kosovë pa Lëvizjen Vetëvendosje pasi transformimi nuk bëhet nga këto 2 koalicionet apo nga aderimet e reja në politikë.

Gorani në Tribuna Channel është shprehur skeptik ndaj qëllimit të partivë kur prezantojnë aderimet e reja. Sipas tij, këto mund të jenë vetëm për show dhe jo me qëllimin që ta ndryshojnë me të vërtetë shoqërinë në Kosovë.

“Sot fryma e opozitarizmit vjen pothuajse nga Lëvizja Vetëvendosje.“ ka nënvizuar Gorani duke shtuar vullneti për aktivitet politik është shumëfish më I madh falë Vetëvendosjes.

Sipas tij, Koalicionet pavarësisht se janë të mëdha do të jenë një listë e prandaj në sytë ë votuesëve do të jenë të barabartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme