Analisti Dukagjin Gorani, ka komentuar ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi.
Gorani në Klan Kosova i ka kritikuar Qeveritë e Kosovës lidhur me qasjen ndaj këtij procesi.
Ai tha se ato vazhdimisht kanë thënë “S’kemi qare pa shkuar në dialog se po na thonë të huajt”.
Por, Gorani theksoi nuk ka pasur nevojë që mekanizma të tjerë si arsye për ta bllokuar dialogun.
“Dialogu ka qenë imponim ndërkombëtar. Mirëpo ti përpara imponimit ndërkombëtar nuk ke shumë zgjidhje. Ose do ta pranosh ose do ta refuzosh duke u ballafaquar me izolim. Nëse e pranon me imponim, edhe duhesh ta pranosh sepse Kosova nuk është një vend që mundet të shtyhet me bashkësinë ndërkombëtarë, sidomos jo me atë pjesë e cila efektivisht ta do të mirën”.
“Atëherë dialogu është dashur ta marrim pro aktivisht. Jo sikur qeveritë e kaluara që kanë thënë “S’kemi qare pa shkuar në dialog sepse po na shtyjnë të huajt”. Por, neve po na shkohet në dialog dhe jemi të interesuar që ti përfundojmë ato çështjet e pazgjidhura nëse ka më Serbinë dhe jemi të interesuar për fqinjësi të mirë”.
“Mua më ka çuditur gjithmonë dalja me mekanizma anësor për ta evituar përgjigjen në një pyetje shumë të thjeshtë. Nëse nuk të shkohet në dialog, mos shko. Nuk ke nevojë të vendosësh taksë. Nuk ke nevojë me gjetë zgjidhje kreative për ta bllokuar procesin. Nëse dëshiron ta bllokosh procesin mos shko dhe do të mbetesh i izoluar”.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës shtoi se procesi negociator mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë më një kompromis.
Dukagjin Gorani, tha se Kosova ose duhet ta pranojë Asociacionin e Komunave Serbe, ose do të ketë diskutime për ndonjë shkëmbim të territoreve.
“Këtu bëhët fjalë për negociata. Këto negociata duhet të përfundojnë me një kompromis. Ai kompromis është ofruar tani në dy rrafshe. Dhe tani dorën në zemër njëra nga to tani është edhe obligim ndërkombëtar”.
“Ose do ta pranosh Asociacionin e Komunave Serbe, ose do të përfshihet në diskutime gjeopolitike të rajonit që e përfshijnë ndonjë shkëmbim të territoreve ose rishkrim të kufijvë. Asnjëra nga palët e përfshira në këtë proces negociator nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje tjetër kreative, por janë futur në istikamet që propozohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Gorani.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale