Analisti Dukagjin Gorani thotë se procesi i dialogut me Serbinë, nuk do të lejojë një zhvillim të mirëfilltë të politikës së jashtme të Kosovës në të ardhmen derisa nuk zgjidhet.
Gorani në T7 thotë se dialogu tashmë është kusht për suksesin në njohje të reja të Kosovës.
“Procesi i dialogut si një pengesë e mërzitshme, është diçka që nuk do ta lejojë zhvillimin e mirëfilltë të politikës së jashtme të ardhmen përderisa nuk zgjidhet.
Dialogu tashmë është kusht që Kosova të mund të prezantohet në mënyrë efikase në botë. Dialogu është kusht për avancimin dhe suksesin në njohje të reja”, tha Gorani.
Ai shtoi se mungesa e njohjeve të reja është e pashkëputshme nga suksesi që e kemi në procesin e dialogut.
“Shtete që e kanë pas ndërmend me na njoft, ato neve na kanë njoft para procesit të dialogut, mirëpo ai numër i shteteve ka marrë fund. Shtetet e reja që u dasht me na njoft, ato në një mënyrë e kushtëzojnë njohjen tanë me qartësim në procesin dialogut.
Mungesa e njohjeve të reja është e pashkëputshme prej suksesit që e kemi ne, në procesin e dialogut”, shtoi ai.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...