Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq ka zhvilluar të premten mbrëma në Paris një takim me ambasadorin serb në UNESCO, Darko Tanashkoviq.
Atje ata kanë ndjekur premierën e filmit të Boris Malagursky, “Kosova – një rast civilizimi”, e cila është mbajtur në kryeqytetin francez.
Rakiq më tej ka thënë se ka tri gjëra që serbët e Kosovës do tu shërbejnë si udhërrëfyes për të tashmen dhe të ardhmen, shkruan Kossev, përcjell Klan Kosova.
“Derisa të bien këmbata në Tempullin e Shën Dimitrius në Mitrovicë, të valojë flamuri në fortesën ne Zveçan dhe të mbahet liturgji në Visoki të Deçanit, serbët do të kenë një udhërrëfyes mbi të tashmen dhe të ardhmen”, ka qenë porosia e Rakiq për Tanashkoviq.
“Kosova dhe Metohija është zemra e shtetit të Serbisë, kulturës, religjionit dhe jetës. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare është obligim për qytetarët e Serbisë që jetojnë në Kosovë e Metohi, si për paraardhësit ashtu edhe për pasardhësit”, ka shtuar ai.
Rakiq në Paris ka shkuar nga Moska ku është takuar me përfaqësuesit e Putin, nga të cilët ka marrë mbështetje.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...