Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.
Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.
Fejzullah Mustafa, nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), i tha Ekonomia Online se çdo qytetar duhet të zbatoj ligjin për sigurinë rrugore.
Sipas tij, në rast se shoferët tentojnë të bëjnë manipulime atëherë Policia e Kosovës do të shqiptojë gjoba.
“Kërkohet zbatushmëria legjslative që është në fuqi, ligji për sigurinë rrugore dhe aktet ligjore që rrjedhin nga ai. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës është obligativ që nga 15 nëntori të paijset me goma dimërore dhe pajisje dimërore”.
Mustafa kërkoj nga shoferët të kenë kujdes nga kushtet atmosferike si dhe të masin shpejtësinë krahas motit që mbizotëron, raporton EO.
“Një nga faktorët që ndikon në sigurinë rrugore është edhe aspekti i gomave, andaj kërkoj nga gjitha shoferët në vend që të kenë kujdes nga kushtet atmosferike, të masin shpejtësinë me kushtet atmosferike që mbizotërojnë si dhe të bëjnë ndërrimin e gomave dhe të pajisen me pajisje dimërore.
“Mund të ketë gjoba për manipulimet që bëhen, por në kuadër të zbatushmerisë së ligjit e kemi Policinë e Kosovës e cila është mjaftë aktive dhe shpresoj që nuk do të ketë ndonjë problem të theksuar”, u shpreh Mustafa.
Rikujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...