Google ADS

Gold AG e quan gomar Qëndrim Gashin

13:44 | 20 Tetor 2020
A. B.

Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi së fundi, në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikatura të Pejgamberit Muhamed.

E kjo i ka irrituar shumë qytetarë të besimit islam në Kosovë, ku edhe kanë reaguar ashpër, shkruan portali arbresh.info

Ndër ta ishte edhe reperi i njohur, Gold Ag i cili njihet si një mysliman i devotshëm dhe ka realizuar shumë këngë me motive fetare, ka bërë një shkrim për ndjekësit e tij në InstaStory, duke mos hezituar ta quajë edhe “gomar” ambasadorin.

“Qëndrim gomari, ambasador në Francë paska fy profestin tonë Muhamedin A.S. Lus Ministren e Punëve të Jashtme, motrën Haradinaj, që sa më parë ta shkarkojë, dhe kur të kthehet në Kosovë le të merret drejtësia me të. Qëndrim ‘llaskuci’ kur e përfaqëson një popull mysliman atje e ja fyen profestin atëherë Zoti ta dashtë hakun ashtu siç ke kërkuar. Marre të qoftë”, ka shkruar Gold AG në InstaStory. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme