Gojnovci: Në tre muajt e parë të vitit braktisen tetë foshnje, vitn e kaluar u braktisen 39 foshnje

08:19 | 13 Mars 2021
L G

Që nga janari i këtij viti e deri më tani, tetë foshnje janë braktisur në Kliniken e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu ka thënë për arbresh.info drejtori i kësaj klinike Xhevdet Gojnovci.

Ai thotë se, pesë prej tyre janë bashkuar përsëri me njërin prindër, dhe tri foshnje kanë mbetur nën përkujdesen e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Gjatë vitit 2021 kanë qenë 8 foshnje të braktisura për të cilat fillimisht është përkujdes stafi i klinikës së Neonatologjisë, mirëpo 5 prej tyre janë bërë në bashkimin familjar ku njëri nga prindërit ka pranuar që të kujdeset për foshnje. Ndërsa tri foshnje kanë mbetur nën përkujdesen e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”, tha ai.

Sipas Gojnovcit, gjatë vitit 2020 kanë qenë 39 foshnje të braktisura.

“Gjatë vitit 2020 kanë qenë 39 foshnje të braktisura të cilat janë trajtuar në Klinën e Neonatologjisë. Prej tyre, 20 janë bërë në bashkimin familjar ku njëri nga prindërit ka pranuar që të kujdeset për foshnje, ndërsa 19 raste sociale mbesin që të përkujdeset departamenti i mirëqenies sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ”, pohoi ai.

Sipas tij, problemi që prej vitesh po e përcjell Klinikën Neonatologjike është mungesa e stafit të mesëm, përkatësisht infermierëve.

Gojnovci duke folur për arbresh.info, tha se ndonëse kanë kërkuar që të rritet numri i stafit, kjo ndër vite mbetet një sfidë e pazgjidhur.

“Në klinikën e Neonatologjisë gjithmonë kemi tërhequr vërejtën se nuk ka staf të mjaftueshëm të infermiereve. Mirëpo Klinika e Neonatologjisë bënë të pamundurën dhe infermierët që të përkujdesën 24 orë për këto foshnje edhe pse në mungesë të stafit”, ka thënë ai.

E, sociologu Labinot Kushushevci, vlerëson se braktisja e foshnjave ka arsye të ndryshme e disa nder to janë, mungesa e planifikimit familjar, lidhjet e hershme, bashkëjetesa, niveli i dobët i mirëqenies ekonomike.

“Braktisja e foshnjeve si fenomen ka shumë arsye dhe faktorë, ndër më të rëndësishmit: ndryshimi i mënyrës së jetesës, humbja e funksionit themelor të familjes – edukimi dhe pavarësimi i fëmijëve, sistemi hedonist dhe konsumerist i vlerave, hyrja në martesë në mënyrë emocionale dhe kulturore të papërgatitur, mungesa e planifikimit familjar, lidhjet e hershme, bashkëjetesa, niveli i dobët i mirëqenies ekonomike, mungesa e shërbimeve sociale, kompleksi i inferioriterit tek çiftet e reja etj. Pandemia është vetëm një nga faktorët, por jo më kryesori”, thotë Kunushevci./A.Zeka/arbresh.info/

Të ngjashme