Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka goditur me veturë dy persona, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte shkruar te punëtoria e dy viktimave dhe pas një mosmarrëveshje rreth një pagese i kishte goditur me veturë dy viktimat dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell Arbresh.info.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë,06.04.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shkuar te punëtoria e dy viktimave meshkuj kosovar dhe pas një mosmarrëveshje rreth një pagese i kishte goditur me veturë viktimat dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim te prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...