Një grua është arrestuar në Gjakovë pasi kishte sulmuar fizikisht dhe prekur me elektroshok një grua tjetër, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është gjetur dhe i është konfiskuar elektroshoku.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 08.07.2023 – 11:48. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe prekur me elektroshok viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa nga e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar elektroshoku. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...