Goditet zyrtari policor, pranon tretman mjekësor në QKUK

11:43 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Një vozitës mashkull me veturë të tij me targa të huaja nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, zyrtar policor, i cili ishte në detyrë zyrtare, transmeton arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës këmbësori është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme