Një 83-vjeçar kosovar ka humbur jetën në Horgen të Zvicrës pasi u godit nga një veturë.
Rrethanat e sakta janë ende të paqarta.
Siç raporton gazeta zvicerane Blick, këmbësori është goditur me kokë dhe është hedhur disa metra larg, transmeton Arbresh.info.
Në vendngjarje, shërbimet e emergjencës kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e 83-vjeçarit nga Kosova.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ishte një 51-vjeçar i cili po lëvizte në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit.
Përplasja ka ndodhur në Mühlebachstrasse teksa këmbësori po kalonte rrugën. Ecuria e saktë e aksidentit tani po hetohet nga policia kantonale dhe nga prokuroria publike. .
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...