Google ADS

Goditet për vdekje biçiklisti në Podujevë

12:24 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Është arrestuar një person në Podujevë pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar kamionetën Fiat me targa lokale, ka goditur një biçiklist.

Viktima është dërguar në emergjencë e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, shkruan arbresh.info.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme