Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në lidhje me hetimet që po kryen pas plagosjes së avokatit Azem Vllasi. Indeksonline nga burimet brenda policisë ka mësuar se në pranga kanë përfunduar: Ragip Sallova, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha dhe një person N.N.
Sallova dhe Berisha me urdhër të prokurori janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Që të gjithë të arrestuarit dyshohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, më konkretisht dyshohet se janë pesë e organizatës “Syri i popullit”.
Aksioni i policisë është zhvilluar sot nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale, e cila ka ekzekutuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për urdhër kontroll në pesë lokacione të dyshuarve të lartcekur, gjegjësisht në regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.
“Gjatë kontrollit të shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 1 revole me karikator dhe 2 fishekë, 1 pushkë ajrore, 1 shtëpizë e kompjuterit, 6 telefona celularë, disa fletore, USB, 7 fishekë të gjuetisë, të cilat prova do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm”, kanë deklaruar në polici.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policie dhe pas përfundimit të procedurave hetimore me të dyshuarit, prokurori ka nxjerr aktvendim për ndalim 48 orë të dyshuarit Ragip Sallova dhe Sabit Berisha ndërsa Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe N.N., pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar. Menjëherë pas plagosjes së Vllasit, Policia kishte arrestuar të dyshuarin kryesor, Murat Jasharin dhe dy të tjerë.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...