Goditet një këmbësore nga një veturë në Prishtinë

16:36 | 7 Shkurt 2024
E.K

Një këmbësore është goditur sot nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.”, tha ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme